Profilet arsimore

rofilet arsimore

 

Teknik Dhëmbësh

 

 

 

Profili tekink dhëmbësh përgjatë shkollimit katërvjeçar arrin dituri për lëndët e përgjithshme dhe profesionale, dhe aftësi praktike për punimin e: protezave totale parciale akrilike, proteza parciale skeletore, konstruksione të njëpjesshme të mbuluara me masa sintetike, kurora metalike(estetike), kujdesje për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e aparateve dhe instrumenteve, administrim, evidentim dhe dokumentim të materialeve tatimore. Mësimi praktik i lëndëve profesionale për profilin teknik dhëmbësh fillon prej vitit të dytë dhe zhvillohet në kabinetet përkatëse, të pajisur me instrumente dhe aparate të nevojshme për punimin e aparateve ndihmëse protetike dentale. Në kuadër të lëndëve profesionale është  parashikuar praktika feriale në institucionet të cilat zhvillojnë aktivitet stomatologjik. Praktika feriale është e domosdoshme pas mbarimit të vitit të dytë dhe të tretë, me qëllim që nxënësit të aftësohen për profesionin e ardhshëm, dhe realizohet gjatë pushimit të verës në institucionet shëndetësore. Kohëzgjatja është 100 orë pune të ndara në 20 ditë pune. Për punën e tyre në praktikën feriale nxënësit duhet të mbajnë evidencë ne ditarët e tyre me përshkrim të shkurtër të punës ditore.

Mundësi për punësim

Profili arsimor teknik dhëmbësh mund t’i kryejë punët në laboratoritë dentale në kuadër te ordinancave dhe klinikave stomatologjike. Puna është përgjegjëse, kërkon shumë dituri, duar të afta, vetëbesim, koncentrim dhe përqëndrim.

Motër medicinale

 

 

Teknik laboratorik farmaceutik

 

 

 

Tekniku laboratorik farmaceutik përgjatë shkollimit katërvjeçar arrin dituri për lëndët e përgjithshme dhe profesionale dhe dituri e aftësi praktike për: përdorimin e instrumenteve dhe aparateve laboratorike, pergatitje të preparateve magjistrale, galenikë, barërave dhe preparateve kozmetike, të jep këshilla për përdorimin e barërave, çajrave dhe preparateve kozmetike, përfitimi dhe ruajtja e substancave mjekuese dhe barërave, identifikimi dhe përcaktimi i shkallës së pastërtisë dhe karaktristikat tjera të substancave mjekuese, t’i evidentojë provat për analizë, të përgatitë reagjentë dhe prova për analizë, të asistojë në përpunimin e preparateve magjistrale, të paketojë, të ruajë dhe deponojë reagjensa, materiale sanitare,barëra,substanca mjekuese dhe drogave mjekuese sipas udhëzimit.
Mësimi praktik i lëndëve profesionale të profilit farmaceutiki  fillon në vitin e dytë dhe zhvillohet në kabinete dhe laboratorë përkatës, të pajisur me instrumente dhe aparate përkatës. Në kuadër të lëndës së teknologjisë farmaceutike dhe të kimisë farmaceutike është parashikuar praktika në institucione të cilat  kryejnë aktivitete farmaceutike. Praktika feriale është e domosdoshme pas kryerjes së vitit të dytë dhe të tretë, me qëllim që nxënësit të aftësohen për profesionin e ardhshëm, kurse realizohet gjatë pushimit veror. Kohëzgjatja është 100 orë pune apo 20 ditë pune. Për punën e tyre në praktikën feriale nxënësit duhet të bëjnë ditarë me përshkrim të shkurtër për punen e kryer komfort programit.
Mundësia për punësim
Tekniku laboratorik farmaceutik është i kyçur në më shumë punë mjeksore, si: në laboratori galenike, barnatore, depo të barnave, industrinë farmaceutike, organizata për barëra dhe droga. Puna  është përgjegjëse, kërkon shumë dituri, duar të afta, vetëbesim, koncentrim dhe vëmendje.

Teknik laboratorik medicinal

 

 

 


Tekniku laboratoratorik medicinal nëpërmjet shkollimit 4 vjeçar fiton dituri për shkollim të përgjitshëm, lëndët profesionale dhe aftësi praktike: në mënyrë të pavarur të marrin, të identifikojnë dhe ta përgatitin materialin biologjik, të përpunojnë analizë, nën vëzhgim të regjistrojë rezultate nga analizat, të marrë gjak nga kapilarët dhe venat për analiza te rregullta, për materialet biologjike të përgatit nënshtresa mikrobiologjike, t’i largojë dhe shkatërrojë materialin ifektues, të kryej sterilizim dhe dezinfektim, t’i njeh dhe t’i mirëmbajë aparatet kyçe dhe instrumentet. Mësimi praktik i lëndëve profesionale fillon në vitin e dytë dhe zhvillohet në shkollë në laboratorët dhe kabinetet përkatëse, të pajisur me aparate dhe instrumente të nevojshme, por edhe në laboratorët biokimikë në Qendrën Klinike afër Fakultetit të Mjekësisë, në Institutin për mikrobiologji dhe parazitologji afër fakultetit të mjekësisë dhe laboratorisë mikrobiologjike, në zyrat Repulikane dhe të Qytetit për mbrojtjen shëndetësore etj. Praktika feriale është e obligueshme pas mbarimit të vitit të dytë dhe të tretë me qëllim që nxënësit më mirë të aftësohen për profesionin e ardhshëm, e cila realizohet në periudhën e pushimit veror në organizatat shëndetësore. Kohëzgjatja është 100 orë pune të ndara në 20 ditë pune. Për punën e tyre në praktikën feriale nxënësit  rregullisht mbajnë ditarë me përshkrim të shkurtë të punës që parashihet me program.
Mundësi për punësim
Teknikët laboratorikë kryejnë detyra në të gjithat llojet e organizatave shëndetësore të cilat kryejnë punë në kuadër të kujdesit shëndetësor në laboratori diagnostike, institute, zyra etj.
Puna është përgjegjëse, kërkon shumë dituri, duar të afta, vetëbesim , koncentrim dhe përqëndrim.

 

Teknik fzioterapeutik


Tekniku fizioterapeutik nëpërmjet arsimit katërvjeçar fiton dituri në arsim të përgjithshëm dhe lëndë profesionale dhe aftësi praktike në: Pranimin e të gjitha llojeve të terapive (termo, elektro, kineze etj.) në udhëheqjen e rehabilitimit, kujdes dhe mirëmbajtje të aparateve, instrumenteve dhe materialeve me të cilat punohet punë me njerëz me aftësi të kufizuara. Punë me familjarët e personave me aftësi të kufizuara me përmasa mbrojtëse dhe përparim në shëndetin e njeriut.