Per shkollem

Hyrje

 

Hyrje
-Fillimet e ekzistences dhe punes se Qendres ishin ne vitet 1945/1946,kur me aktivitetet e saja arsimore ne gjuhen maqedone e filloi shkollen per motra medicinal dhe infermiere,kurse me vone ne vitet 1947/1948 edhe shkollen per teknike farmaceutike,shkolla sanitare dhe stomatologjike.Ne vitin 1972/1973 u ekzekutua intergrimi I ketyre shkollave ne nje institucion arsimor te vetem-Qendra e shkolles mjeksore,qe e mban emrin e njerit nga themeluesit te fakultetit mjeksor ne Shkup, dr. Pance Karagjozov.Institucioni I sapoformuar filloi me ligjerata ne hapesirat e reja,me daten 13.11.1973,ne nje object te vetem qe I bashkonte drejtimet moter medicinal,teknik dhembesh,teknik farmaceutik,teknik laborant,gjinekologji dhe akusheri,moter stomatologjike,dhe fizioterapeut.Mesimi mbahet ne klasa,kabinete,laboratori ne shkolle si dhe ne baza mesimdhenese jashte shkolles(klinika,poliklinika,dispanzeri,objekte per rehabilitim,ambulanta)ne teritoret e qytetit te Shkupit.Brenda ligjerimeve nxenesit arrijne njohurite e duhura teorike,si dhe aftesite e mundesite praktike per pjesmarrjen aktive ne procesin primar,sekondar dhe kujdesi terciar mjeksor.Duke u udhehequr nga thenia“Scientia est potentia, valetudo bonum optimum.”shkolla jone afrohet drejt realizimit te standardeve me bashkekohore per arsimimin e nxeneseve dhe zhvillimin e tyre ne person te kompletuar,te gatshem per t’u ballafaquar me sfidat e kohes se re dhe kerkimet e tregut te punes.Ajo edhe me tutje do te jete subjekt aktiv gjate procesit te ligjerimeve dhe vend ku nxenesi do te deshiroje te jete,e jo vend ku e ka patjeter ate.Misioni I SHMQSH’Dr.Pance Karagjozov’,eshte te:sfidoje dhe mbeshtet nxenesit permes aktiviteteve hulumtuese dhe intervenimeve proaktive.T’i perfshin nxenesit ne qellimet arsimore dhe pergjegjesite personale.Te promovon krenarine dhe pjesmarjen ne tradicionet e shkolles.Te ofroje hapesire te gjere te aktiviteteve jashte shkolles.T’I perfshije prinderit dhe komunitetin lokal.
Dr.Pance Karagjozov-Jeta dhe veprimtaria   Dr.Pance Karagjozov u lind me 18.07.1903 ne Novo Selo,Fakultetin e mjeksise e kreu ne Graz(Austri),dhe deri ne vitin 1929 punoi tek profesoret boterore Dr.Schlesinger dhe Dr.Vilhemkel ne Viene.Vitet 1929 dhe 1930 I kaloi duke punuar tek Prof.Dr.Otto Goetz ne Erlanger(Gjermani),i cili I propozoi te specializoje semundjet kirurgjike.Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Spitalin Ushtarak ne Shkup,ne vitin 1931,largohet ne Beograd per te specializuar te atehere I famshmi Prof.Dr.Kostic ku u njoftua,per ate kohe,me operacione te larta,duke iu kushtuar diagnozave kirurgjikale,veqanerisht tek pacientet e urgjences kirurgjikale.Me 30.12.1936 merr nje certifikate per pune te pavarur si kirurg,kurse ne vitin 1937 u emerua si shef ndihmes I repartit kirurgjik ne Bitolle,ndersa prej viteve 1945/1947 si drejtoj I tij.Me 17.13.1947 u formua fakulteti I Mjeksise,Njeri prej themeluesve ishte Dr.Pance Karagjozov.I cili poashtu ka merite te madhe per formimin e stomatolokirurgjise si objekt I veqant mjeksor ne vitin 1948,si dhe formimin e repartit kirurgjik ne Shtip ne vitin 1952.Ka edukuar stafin e mjeksise se mesme.Ka qene nje nder profesoret e pare per semundjet kirurgjike ne shkollen per motra medicinal prej 1947/48,1948/49,1949/50.Si njeri nder pioneret e kirurgjise maqedonase ishte derguar ne studime ne Stockholm ku specializoi neurokirurgjine tek Dr.Oliver Krom,pastaj vazhdoi tek Dr.Edward Bush ne Kopenhagen.Poashtu vazhdoi specializim ne Zurich dhe Munchen.Ne vitet e 50-ta u vendos si drejtor ne me shume vende-si shef ne repartin traumatologjik(I cili u formua ne saje te perpjekjeve te tij),pastaj si UV I drejtorit ne kliniken kirurgjike,dhe si zevendes drejtor gjate mungeses se atehershmit drejtor Oberhorfer.Edhe pse perjetoi infarct ne zemer ne vitin 1954,Dr.Pance Karagjozov pa pushim vazhdoi punen e tij deri ne vdekjen e parakohshme ne vitin 1971.

Hapësirat shkollore dhe pajisjet
Gjithsej hapësira e shkollës përfshin 7.408,57m2  prej të cilave 3.854,93 m2 përdoren direkt për ligjërata.Shkolla ka në përbërje të saj klasa, kabinete, laboratorë, bibliotekë e pajisur me libra, sallë sportive, zyrat për punë administrative dhe për kuadrin e mësimdhënësve . Pjesa teorike e ligjëratave realizohet në klasat dhe kabinetet për lëndët e përgjithshme dhe profesionale . Në shkollë ka laboratorë për pjesën praktike dhe teorike për lëndët  strikte profesionale: Kabinete për kujdes të pacientit, kabinet për farmakognozi dhe botanikë, barnatore e mbyllur, laborator Galenikë, laborator me digjestor,laborator për mikrobiologji dhe parazitologji, laborator biokimik, laborator hematologjik dhe laborator për teknik dhëmbësh. Shkolla disponon me sallë moderne të pajisur me aparaturë për fitnes si dhe hapësira të jashtme sportive.
Në kuadër të shkollës punon edhe Konvikti i nxënësve për vendosje dhe ushqim të nxënësve nga brendësia e Republikës të cilët vijojnë mësimet në shkollën tonë. Konvikti i nxënësve me kapacitet prej  110 vendeve i kënaq nevojat për vendosje, ushqim, aktivitete kulturo-argëtuese dhe plan edukues.

Konvikti i nxënësve

Përgatitje për mësim me nxënësit

 

Konvikti i nxënësve në hapësirën e SHMMQSH,,Dr Pançe Karagjozov,, është i vendosur në një ndërtesë të veçantë në rrethinën e shkollës. Bëhet fjalë për një ndërtim të vjetër të qëndrueshëm që daton prej vitit 1931. Qëllimi i saj ka qenë të jetë shkollë për motra medicinale dhe për infermierë. Në vitin shkollor 1945/46 përmes shkollës për motra medicinale dhe infermierët , qendra mjekësore e shkollës  ka filluar veprimin edukativ në gjuhën maqedone saktësisht në hapësirat e konviktit të sotshëm të nxënësve. Më vonë, nga viti 1947/48 veprimin edukativ në të njëjtat hapësira , në gjuhën maqedone e zbatojnë edhe shkolla për teknik farmaceutik, shkolla sanitare dhe shkolla stomatologjike.
Në vitin shkollor 1972/73 me integrimin e shkollave të lartëpërmendura  nën udhëheqjen e Dr.Mihajl Elençevski , qendra e shkollës medicinale "Dr.Pançe Karagjozov" ka filluar të funksionojë si institucion i vetëm edukativ. Me ndërtimin e ndërtesës së re dhe moderne e cila në tërësi do  t’i përmbush kushtet materiale për zhvillimin e suksesshëm dhe kualitativ të mësimit praktik , e cila ka qenë e lëshuar më 13 nëntor të vitit 1973 , ndërtesa e vjetër fiton funksionin e konviktit të nxënësve që do të punojë në përbërjen e qendrës shkollore mjekësore "Dr Pançe Karagjozov"
Funksioni i konviktit të nxënësve në periudhën e kaluar ka qenë vetëm për përkujdesje të nxënësve nga qendra shkollore medicinale "Dr Pançe Karagjozov" , por me ngjarje të reja socioekonomike , konvikti nxënësve iu mundëson vendosjen e nxënësve nga të gjitha anët e shtetit tonë , të cilët janë regjistruar dhe të pranuar në shkollat tjera të mesme të qytetit të Shkupit. Ndërtesa e vjetër e cila funksiononte si konvikt i nxënësve nuk i përmbushte normat për jetesë të përkohshme dhe për atë shkak 10 vitet e fundit janë ndërmarrë aktivitete të shumta që të përmirësojnë kushtet për jetes, mësim, zbavitje etj. Për atë qëllim është investuar në më shumë reparte dhe pjesë të restauruara. Personat e favorizuar të konviktit, përveç mësimit të obligueshëm dhe udhëheqjes me materialin shkollor sipas lëndëve të tyre, me entuziazëm kyçen në aktivitetet e shumta me përgatitjen e shfaqjeve, punës në sektorë, në bashkëpunim me nxënësit prej dhomave tjera. Këto aktivitete, jo vetëm që mundësojnë pasurim jetësor në konviktin e nxënësve por edhe realizimin e qëllimeve programore dhe detyrave që përfshijnë edukim intelektual, moral, fizik dhe shëndetësor. Programi i punës së konviktit të nxënësve zhvillohet përmes aktiviteteve punuese të udhëheqësit të konviktit dhe edukatorëve.

 

 

Konvikti disponon kapacitet prej 103 shtretërve, të ndarë në 25 dhoma. Në konvikt ka klasa, klub-hapësirë, zyra, kuzhinë me hapësirë ndihmëse, menzë, magazina, hapësirë për larje dhe hekurosje të rrobave të cilat gjithsej përfshijnë hapësirë prej 1800m2.


Në të ardhmen, detyrë e personelit të konviktit, në krye me drejtorin e SHMMQSH ,,Dr.Pançe Karagjozov,,   Dr.Marjan Alabakovski, do të ketë përmirësim të vazhdueshëm të kushteve në konvikt si dhe funksionim dhe kontribut për krijimin e personaliteteve fizikisht dhe psiqikisht të edukuara, të cilët në të ardhmen e afërt me sukses do të kyçen në hapat e mëtutjeshëm të jetës.

 

Të punësuarit në konvikt:

Katerina Mitkovska – udhëheqës (pedagoge e diplomuar)

 

Daliborka Nikolovska – edukatore (profesoreshë e gjuhës maqedone)
Tatjana Stojanoviq – edukatore (profesoreshë e biologjisë)
Emilia Koleva – edukatore (mësimdhënës klasor)
Marija Tashkova – kontabiliste materiale

 

 

Snezhana Stojkoviq – kuzhinjere
Mare Stoilkova – kuzhinjere
Kristina Zlatkova – kuzhinjere
Lena Cvetkova – en larëse
Zhivka Nikolovska – rrobalarëse
Zhaklina Gorgievska – pastruese
Roza Petrovska – pastruese
Dragan Kirovski – mjeshtër

Festë me rastin e pashkëve në SHMPSH ,,Shën Naumi i Ohrit,, -Shkup